Në 3 bashki do të përsëriten zgjedhjet për kryetar, Klosi: Nuk u gjetën kandidatë të përshtatshëm

1 Korrik 2022, 19:57

Në bashkisë Has, Himarë dhe Roskovec, zgjedhjet për kryetar të PS-së do të përsëriten sërish. Sipas Blendi Klosit nuk u gjetën kandidatët që të përmbushnin kriteret.

‘Në bashkisë që unë përmenda në dy prej tyre u regjistrua procesi i dëgjesës publike, por cilësia e kandidatëve dhe ajo që përfaqësonin nuk i përmbushnin kushtet për të marrë një vendim të fundit në kryesi. Në korrik do të hapet sërish procesi për të zgjedhur kandidatët e rinj,. Kishte pjesëmarrja por nuk kishte kualitetin e nevojshëm.’- tha Klosi