Në 85-vjetorin e lindjes, Meta i jep kineastit të shquar Dhimitër Anagnosti dekoratën ‘Gjergj Kastrioti Skënderbeu’: Vepra dhe puna juaj, frymëzim

23 Janar 2021, 11:29 | Përditesimi i fundit: 2021-01-23 14:37:32

Me rastin e 85-vjetorit të lindjes, Presidenti Ilir Meta çmoi sot me anë të një ceremonie solemne regjisorin dhe kineastin e shquar, Dhimitër Anagnosti me Dekoratën e lartë  “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, me motivacionin: “Në vlerësim të personalitetit gjenial, i cili dominoi në mënyrë të pamohueshme me veprat e tij të jashtëzakonshme historinë e kinematografisë shqiptare, duke e lartësuar dhe përfaqësuar atë me dinjitet brenda dhe jashtë vendit. Me mirënjohje ndaj mjeshtrit të artit filmik, i cili u dhuroi artdashësve shqiptarë dhe të huaj shpirtin e vet autentik, duke krijuar një sërë kryeveprash filmike, që do të shkëlqejnë në çdo epokë”.