Në 85-vjetorin e lindjes së shkrimtarit të madh, Akademia e Shkencave ripropozon Ismail Kadarenë për Nobel

25 Janar 2021, 19:00

Në këtë 85-vjetor të lindjes së shkrimtarit Ismail Kadare, Akademia e Shkencave do të organizojë veprimtarinë shkencore “Ismail kadare, shkrimtar shqiptar në letërsinë botërore”.

Gjithashtu në datë 28 janar do të bëhet publik edhe rikandidimi i shkrimtarit Ismail Kadare për çmimin “Nobel” në Letërsi nga kreu i Akademisë së Shkencave, akademik Skënder Gjinushi.