Në dhjetor, rekord historik për importin e produkteve farmaceutike! INSTAT: Në 2021 janë importuar 31.6 mld lekë ilaçe

17 Janar 2022, 21:21

Shtimi i rasteve me COVID-19, përhapja e varianteve të reja si dhe virozat e stinës kanë çuar në vlera rekord importin e produkteve farmaceutike. Vetëm në muajin dhjetor të vitit të kaluar sipas të dhënave të INSTAT janë importuar 3.9 miliardë lekë produkte farmaceutike, që është shifra më e lartë e regjistruar pas 90’.

Kurse përgjatë gjithë vitit të kaluar vendi ka importuar 31.6 miliardë lekë medikamente, që është një vlerë rekord, dhe ka tejkaluar edhe të dhënat e 2020 kur kërkesa për medikamente ishte më e lartë prej nisjes së pandemisë. Në vitin 2020 u importuan 25.2 miliardë lekë, nga rreth 24.2 miliardë lekë që ishin importuar në 2019.