Në kërkim të njerëzve të humbur/ Skuadra e Romës publikon foton e Bleona Matës

22 Gusht 2019, 10:17

Roma ka ndërrmarë një nismë shumë të veçantë për fëmijët e humbur. Bashkangjitur postimit të zyrtarizimit të mbrojtësit të krahut të djathtë, Zapakosta janë publikuar edhe fëmijët në të gjithë botën që rezultojnë të zhdukur, mes tyre edhe Bleona Matën.

Fotoja është ajo që publikoi disa muaj më parë emisioni "Pa gjurmë" në Report Tv, ku është realizuar identikiti se si ajo duket në moshën 16-vjeçare. "Këtë verë Roma mbështet nismën për të gjetur fëmijët e humbur në të gjithë botën", shkruhet në postimin e klubit italian për zyrtarizimin e Zapakostës. Bashkangjitur fotos ata kanë publikuar edhe numrin e celularit të zyrës në Romë, ku mund të kontaktojë çdo qytetarë që ka informacion.Ekspertët ndërkombëtar amerikanë realizuan pamjen e Bleonës sot një adoleshente, me një foto ekskluzive të vajzës që nga zhdukja e saj më 22 maj të vitit 2010. Drejtori i CRCA Altin Hazizaj, për degën në Shqipëri, në bashkëpunim me emisionin 'Pa Gjurmë' në Report TV shfaqi për herë të parë këtë foto, që tregon progresionin e moshës së Bleona Matës dhe ndryshimin që ka pësuar ajo gjatë rritjes, deri në moshën aktuale, që është sot.

Në profilin Twitter të ekipit kryeqytetas në Itali përveç çeshtjes së Bleona Matës u shfaqën dhe dy foto e dy shqiptarëve të humbur në shtetin anglez.