Në Kukës nis vaksinimi mbi 60 vjeç, të moshuarit: Ta bëjnë të gjithë, të jemi të sigurt

12 Prill 2021, 15:02

Në Kukës ka nisur procesi i vaksinimi i personave 60-vjeç me sëmundje kronike, që vijon paralelisht edhe me vaksinimin e mbi 65-vjeçarëve e grup moshave të tjera. Pasi morën vaksinën të moshuarit thanë se ndihen më të sigurt ndërsa bën thirrje që të gjithë të vaksinohen.