Në majë të gishtave, balerinët e vegjël të së ardhmes

29 Maj 2019, 15:31 | Përditesimi i fundit: 2019-05-29 15:36:09

Një prej dilemave më të mëdha të prindërve është të përzgjedhin një aktivitet për të dërguar fëmijën e tyre. Një prej alternativave që e këshillojnë të gjithë është baleti, i dashur dhe i preferuar nga shumë fëmijë. Ne kemi shkuar pikërisht tek  një grup i tillë, ku nën ritmet e muzikës , mësuese Zhuljeta Manastirliu u mëson të vegjëlve hapat e koreografisë së re. Me flokët e kapura dhe puantet që u shtrëngojnë lehtas këmbët e vogla, të gjithë performojnë në sinkron dhe me delikatesë kërcimet aq të dashura prej tyre. Në klasën e baletit në Qendrën Kulturore të Fëmijëve mbizotërojnë vajzat, madje i vetmi djalë mes tyre është Agis, i cili luan rolin e fyellit tek pjesa “Hungarezja”.

Shumë pyesin se si mundet që të mbash peshën e gjithë trupit vetëm në majat e gishtave, por çfarë mendojnë në fakt të vegjlit? Ja se ç’thotë Irsa 7 vjeçare e cila ka gati 2 vjet që merret me balet.

Ky është viti i dytë që kam ardhur dhe më pëlqen shumë, sepse mësoj sgumë gjëra të reja, se sit ë rri në majë të gishtave. Për mua nuk është e vështirë të eci në mjë të gishtave, por për të tjerët nuk e di.”, tha Irsa Lila për "Rreze Dielli"