Në prag të zgjedhjeve parlamentare! Duka, Kokëdhima dhe Alibeaj, po përdorin sportin për politikë?

30 Shtator 2020, 09:17

Pandemia e koronavirusit nuk ka kursyer asnjë vend të globit, por çuditërisht vetëm në Shqipëri nuk po luhet futboll prej tre javësh. Përballë janë vendosur qeveria me ligën profesioniste të futbollit e mbështetur nga federate.

Nga njëra anë liga profesioniste kërkon lehtësira fiskale ndërsa nga ana tjetër qeveria thotë se klubet e futbollit po fshehin bilancet dhe deklarojnë në organet tatimore të ardhura si punonjës fasonerie.4 kërkesat i ligës profesioniste

-Miratimi i një ligji të ri për sponsorizimet, sipas formës së propozuar nga komuniteti i futbollit, pasi ndryshimet e propozuara nga qeveria nuk kanë asnjë efekt.

-Përfshirjen e të gjitha aktiviteteve ekonomike të futbollit në TVSH-në e reduktuar në masën 6% si bujqësia dhe turizmi dhe jo vetëm infrastrukturën sportive.

-Zerimin e gjobave dhe kamatë-vonesave për detyrimet fiskale të prapambetura për të shmangur kolapsin financiar të klubeve.

-Zgjatjen e efekteve të përjashtimit nga tatimi mbi të ardhurat për sportistët nga 2 në 10 vite.

Ndërsa qeveria nga ana e saj ka ngarkuar deputetin Fidel Ylli i cili bashkë me ministren e financave kanë zhvilluar takime me ligën profesioniste por që të gjitha kanë dështuar.

Por a është ky momenti më i mirë për ti kërkuar qeverisë të shtojë fondet tek futbolli, kur vendi u trondit ekonomikisht nga tërmeti e tashmë prej disa muajsh është në mesin e një pandemie që ka pakësuar të ardhurat në arkën e shtetit.

E pikërisht taksave të biznesit të madh iu ka vënë syrin presidenti i futbollit Armand Duka i cili së fundmi ka bërë një propozim përmes ndryshimeve të ligjit të sportit.

Ligji për sponsorizimet synon që 30% e taksave të bizneseve që kanë xhiro mbi 1 mln euro në vit të shkojnë për sportin, me kushtin që emri i tyre të reklamohet. 30% do të njihet si i patatueshëm nga qeveria, me qëllim zhvillimin e sportit. I njëjti ligj që sot ka Kosova.

Por përtej kërkesave legjitime apo jo të përfaqësisë së futbollit që ka bojkotuar fushat e lojës më të bukur në botë, dhe po vijon një beteje deklarata rrufe që kryeministri sot e cilësoi si shantazh të pastër, kjo duket më shumë si një luftë politike.

Përse ky bojkot tani në prag të prag të fushatës elektorale dhe zgjedhjeve të përgjithshme?

Ndoshta për të krijuar pakënaqësi tek tifozët e futbollit që me shuma gjasa do ngarkojnë me përgjegjësi qeverinë pse nuk po zgjidh ketë ngërç.

Por kush janë aktorët kryesorë që po çojnë përpara këtë luftë sportive-politike dhe a kanë për zemër ata vetëm sportin ?

Në krye të federatës shqiptare të futbollit është prej 5 manadtesh Armand Duka i cili është përplasur sistematikisht me qeverinë, ndërsa drejton një institucion pothuajse tërësisht të pavarura nga qeveria sidomos ekonomikisht.

Listës i shtohet Koço Kokëdhima si përfaqësues i skuadrës së Apolonisë së Fierit në cilësinë e presidentit të kësaj skuadre.

Por sa objektiv mund të jetë ish deputeti i cilësuar vite më parë si i plotëfuqishëm i jugut?

Kokëdhima u largua nga partia socialiste me shumë qejf mbetje me ndaj Ramës që nuk kursen t'ja kthejë, pavarësisht se flet për sport apo për politikë.

Një tjetër aktor që me gjasa nxit këtë bojkot është edhe ish deputeti i partisë demokratike Enkelejd Alibeaj. Ai mban postin e anëtarit të komitetit ekzekutiv në federatën shqiptare të futbollit. Dhe është një zë i fuqishëm në vendimmarrjet e këtij institucioni.