Në shekullin e dytë të jetës, nderohet profesori 105-vjeçar që i shërbeu 80 vite drejtësisë shqiptare! Këshilla për të rinjtë në sistem? Ismet Elezi: Vetëm ndershmëria fiton

7 Prill, 17:07

Profesor Ismet Elezi, një nga figurat më të rëndësishme të doktrinës së drejtësisë shqiptare, festoi 105-vjetorin në një ceremoni të veçantë në Fakultetin e Drejtësisë. Me mbi tetë dekada kontribut, ai u rikthye në auditor për të ndarë me studentët përvojën e tij, duke dhënë një mesazh të fortë për ndershmëri në kohën e reformës në drejtësi.