Negociatat e vështira të Bashës për koalicionin me 12 aleatët që zgjatën deri në mesnatë! Nga firma e Sali Shehut dhe e Ndokës, të dorëheqja e Bamir Topit

25 Shkurt 2021, 16:58

Marrëveshja që demokratët kishin përpiluar që më 23 shkurt, nuk i mori të gjitha firmat e kryetarëve të partive dhe gjithçka iu la minutave të fundit deri në orën 11:40 të mbrëmjes së 24 shkurtit kur përfaqësuesi ligjor i PD-së, Ivi Kaso, dorëzoi për regjistrim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve koalicionin “PD- Aleanca për Ndryshim”.

Suprizë e marrëveshjes ishte emri i Bamir Topit, i cili e ka shprehur hapur zhgënjimin nga Lulzim Basha si lider të marrë peng nga Sali Berisha. Teksa në orët e vona të mbrëmjes u raportua se ai firmosi aleancën me PD-në, gjithçka u qartësua mëngjesin e 25 shkurtit, kur Topi në mënyrë të papritur dha dorëheqjen nga drejtimi i partisë “Fryma e Re Demokratike”.