Negociatat/ Krashi për Report Tv: Në pak muaj mbyllen disa kapituj! Bumçi: Vendimi politik, nuk e merituam! Gjipali: Anëtarësimi mund të zgjasë me vite

3 Korrik 2022, 17:25

Politikanët dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile e analizojnë në mënyra të ndryshme ecurinë Shqipërisë në rrugën e integrimit evropian. Për deputetin socialist Lavdrim Krashi vendin tonë i duhen edhe disa muaj për të mbyllur disa nga kapitujt që nevojiten për anëtarësimin në BE”. Por përfaqësuesi i lëvizjes evropiane Gledis Gjipali tha se anëtarësimi i plotë mund të zgjasë edhe me vite, e çdo gjë sipas tij varet nga Shqipëria.