Nëna heroinë që shpëtoi nxënësit para një viti, sot politikane në Brazil

1 Tetor 2019, 13:32 | Përditesimi i fundit: 2019-10-01 13:33:59

Tashmë Brazili ka një nënë heroinë, e cila shpëtoi jetën e të gjithëve duke u përballur me një hajdut 21-vjeçar.

Ai shkoi te dera e një shkolle dhe i tmerroi prindërit duke u nxjerrë armën në fytyrë e duke u kërkuar gjërat me vlerë.

Në atë moment gruaja po dërgonte fëmijët në shkollë dhe nuk ngurrroi të nxirrte armën e ta godiste hajdutin me dy plumba, një në këmbë e një në gjoks, teksa fëmijët e prindërit vraponin të tmerruar.

Sipas "The Independent", 42-vjeçarja ishte oficere policie, por jashtë shërbimit dhe e mbante në cantë armën.

Më pas e bllokoi hajdutin që të mos lëvizte derisa të vinte policia dhe ambulanca, por ai vdiq në spital brenda asaj dite.

Videoja ku oficerja mbërthen 21-vjeçarin u bë virale dhe ajo  mori nderime nga guvernatori i zonës.

Një vit më vonë nëna e dy fënijëve,  vendosi të bëhet politikane e të kandidojë në zgjedhje dhe  përdori videon me moton “Unë nuk kam frikë ta luftoj krimin”.

Pavarësisht kundërshtimeve të opozitës për përdorimin e vrasjes si material fushate zgjedhore, gruaja mori votën e popullit dhe sot është politikane.

    No videos found.