Nënë për herë të parë në moshën 43-vjeçare, por shqiptari e braktis!

23 Janar 2020, 22:14

Vjollca Lula, nënë e një vajze 5-vjeçare, kërkon të zgjidhë atë që po i rëndon më shumë në jetë: Atësinë e bijës së saj. Vjollca lindi vajzën nga bashkëjetesa me një shqiptar, i cili kur foshnja ishte vetëm 5 muajshe, e braktisi, duke mos i thënë atësinë. Në emisionin "Pa Gjurmë", Vjolla Lula, 48-vjeçare, e cila jeton në zonën e "Kombinatit" në kryeqytet, rrëfeu historinë e saj të trishtë, ku sot, teksa rrit e vetme vajzën dhe pa asnjë përkrahje, kërkon të gjejë zgjidhje ligjore, pasi 5-vjeçarja rezulton të ketë në dokumente atësinë e një shtetasi serb.