Nënshkruhet protokolli i bashkëpunimit Shqipëri-Turqi/ Denaj: Të rrisim shkëmbimet tregtare mes 2 vendeve

24 Janar 2020, 18:56

TIRANE- Ministrja e Financave Anila Denaj ka nënshkruar një protokoll bashkëpunimi në sektorin ekonomik dhe jo vetëm me Kryetarin e Komisionit të Përbashkët Ndër-Qeveritar për Bashkëpunim Ekonomik, në Turqi Muharrem Kasapoğlu. Thelbi i kësaj marrëveshje është rritja e tregtisë dhe e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve. Ministrja Denaj ka theksuar se duhet të nxitet më tej rritja e shkëmbimeve tregtare mes vendeve. 

“Ky bashkëpunim synon të rrisë dialogun dhe bashkëpunimin si dhe njohjen me potencial, sigurisht në të gjitha fushat si tregtia, turizmi, bujqësia arsimi dhe sporti”, u shpreh Denaj.