Nëse fitojnë zgjedhjet Meta apo Berisha non grata kryeministër? Kreu i PL: Unë pranoj çdo lloj pozicioni

8 Dhjetor 2022, 19:46

Çfarë do të ndodhë nëse opozita fiton zgjedhjet parlamentare në 2025? Kush do të vendoset kryeministër, Sali Berisha non grata, apo do të krijohet një mundësi për Ilir Metën?. I ftuar në Report Tv në emisionin ‘Konstrat’, Meta tha se do të pranonte çdo lloj pozicioni.

“Këto janë histori që nuk kanë asnjë rëndësi për momentin? Për momentin? Po edhe në të ardhme nuk janë çështje kaq të rëndësishme. Për Ilir Metën ka një mision instalimi i referendumeve në Shqipëri siç e ka vendosur vetë populli shqiptar në kushtetutë dhe rivendosja e llogaridhënies në këtë vend në çdo nivel. Se ku do jetë ilir meta në të ardhmen, e kam thënë që në tre dekadat e ardhme do jem aktiv në politikë dhe nuk përjashtoj asnjë lloj pozicioni përveç atij të presidentit për mandatin e dytë se nuk mund të ndodhë në 20 vitet e ardhshme. Këto janë çështje që i vendos demokracia, i vendos vota. Nuk është kjo çështja kryesore që më intereson më shumë mua në jetën politike”, tha Meta.

    No videos found.