Neutralizoi shoferin që tentoi të shtypë qytetarët, flet i riu hero: Mendova se ishte akt terrorist

25 Prill 2021, 13:08 | Përditesimi i fundit: 2021-04-25 14:12:33

Kjoldjani i riu që ka neutralizuar Nertil Qazimin nga Paskuqani 35 vjeç i cili tentoi të shtypë me makinë qytetarët në sheshin Skënderbej ka treguar si ndodhi ngjarja duke thënë se në fillim mendoi se kemi të bëjmë me akt terrorist. Teksa ka thënë se 35 vjeçari iu vërsul njerëzve, shtoi se ka ndërhyrë duke e qëlluar me dy këmbë në fytyrë nga xhami i makinës.

“Mendova që është akt terrorist. U frikësuam ndalëm njerëzit por ai u vërsul drejt njerëzve, pasi u ndalua makina u  afruam për të parë çfarë ndodhi. Ai ndaloi në mes të sheshit, e ktheu makinën i erdhën disa persona afër dhe se ndalën dot, pastaj u vërsul drejt njerëzve. Nuk e di se çfarë mendonte por thjesht mu duk shumë e rrezikshme mënyra si ecte. Mu duk  shumë e rrzikshme dhe e vetmja formë ishte ti hyja përmes dritares. Unë gjithë jetën time jam marrë me stërvitje. Më ndihmuan qytetarët pastaj pasi e qëllova se isha me dy këmbët në makinë. Pasi i rashë me këmbë në fytyrë, pas goditjes që mori ai sfoli fare. Se njoh fare kush është”, shtoi ai.