Nga Cirku te 'America's Got Talent', 2 shqiptarët për Report Tv: 6 vite punë për atë numër! Përfaqësuam Shqipërinë denjësisht

13 Korrik 2022, 14:29

Gjithçka nisi në atë tendën e vogël të Cirkut Kombëtar shqiptar, që sot nuk ekziston, e më pas duke arritur në skenën më të madhe të talenteve 'America's Got Talent'. Kryefjala e ditës së sotme ka qenë performanca e jashtëzakonshme e vëllezërve Balla në SHBA në këtë shou të talenteve , një sukses i cili nuk ka ardhur aspak rastësisht.