Nga ëngjëll në djall, Ibra 'tradhton' Milanin! Inter-i fiton me përmbysje dhe e eliminon nga Kupa

27 Janar 2021, 15:16

Derbi i Madoninës mes Interit dhe Milanit, i vlefshëm për çerekfinalen e Kupës së Italisë ka prodhuar jo pak emocione, por në fund ishin zikaltërit e Conte-s ata që kaluan më tej falë përmbysjes me rezultatin 2-1.

Në San Siro ndeshja do të niste vrullshëm, por do të zhbllokohej vetëm në minutën e 31 nga Ibrahimovic, i cili ishte protagonist absolut i kësaj sfide. Deri në fundin e pjesës së parë Inter do të mundohej në të gjithë mënyrat për të barazuar, por në këtë hark kohor për t’u veçuar ishte sherri Ibra-Lukaku.