Nga fusha e gjelbër te lokalet e natës, Partizani feston titullin

13 Maj 2019, 14:20

Njëzetegjashtëvite iu deshën Partizanit për t’u rikthyer te titulli që erdhi si një përrallë, pasi matëmatikisht e siguroi në derbi duke mposhtur rivalët historik të Tiranës. Arsyet për të festuar kanë qenë të shumta siç e tregojnë edhe këto pamje. Në një nga lokalet e kryeqytetit presidenti i klubit, stafi dhe lojtarët, kanë festuar deri në orët e para të mëngjesit.

Edhe pse gjatë gjithë sezonit ka treguar cilësitë e vetëpërmbajtjes, në festë trajneri Skënder Gega nuk është kursyer, teksa ka kënduar dhe kërcyer me pjesën tjetër të ekipit.

Sa i përket shpërbilimit të skuadrës për titullin ende nuk dihet asgjë, por në një pronocim të shkurtër për “report tv” drejtori Olsi Rama ka lënë të kuptohet se çdokush që është pjesë e Partizanit do të marrë diçka. Ndërkohë një lajm mjaft pozitiv e ka dhënë presidenti Gazmend Demi, i cili ka premtuar se sezonin e ardhshëm Partizani dhe ekipet zinxhir do të stërviten në kompleksin e klubit.