Nga mafia, te refuzimi i lidhjes dhe siguracioni, tre pistat për vrasjet makabre në Dibër

5 Shtator 2018, 17:26

Vrasja e trefishtë në Maqedoni ka tronditur jo vetëm Dibrën e Madhe, ndërsa ka bërë jehonë në të gjithë Ballkanin. Deri tani janë tre të arrestuar për vrasjet, mes tyre vajza e familjes Pocesta, që akuzohet si porositëse.

Gazetari Zekirja Mexhiti në Maqedoni në një lidhje telefonike për Report Tv u shpreh se dhëndri i familjes (kunati) është shprehur se vrasjet i ka bërë vajza e madhe e familjes Pocesta për shkak se donte të merrte siguracionin 1.5 mln euro të babait në Itali, pasi ka qenë i siguruar.

Ngjarja makabre ka shkaktuar shumë tronditje, ka bërë jehonë edhe në mediat e Ballkanit. Janë tre të arrestuar, mes tyre edhe vajza. Dhëndri që u akuzua fillimisht për vrasjen, është shprehur se vrasja është kryer nga vajza e madhe e familjes, që u ndihmua nga dy persona të tjerë, nga Dibra e Madhe dhe Gostivari. Arsyeja sipas tij mund të ketë qenë përfitimi i 1.5 mln eurove, pasi babai i saj ka qenë i siguruar në Itali. Kjo mund të ketë qenë edhe arsyeja kryesore e vrasjes.

Gazetari Zekirja Mexhiti

Media maqedonase Libertas shkruan se anëtarë të familjes Pocesta kanë qenë pjesëtarë të një grupi mafioz. Sipas Libertas, babai i vrarë ka dëshmuar kundër grupit mafioz ku vajza e tij e madhe ka qenë anëtare, prandaj dyshohet se ky është motiv për vrasjen e kryer.

Ndërkohë që sipas nipit të familjes ngjarja ka ndodhur për refuzimin e lidhjes që vajza kishte me një 31-vjecar, i cili tashmë është arrestuar së bashku me një shtetas tjetër, ku akuzohen si bashkëpunëtor të krimit.

Viktimat Amid, Nazmije dhe Anila Pocesta kishin ardhur për pushime në Dibër, dhe u gjetën të vrarë në oborr nga familjarët e tyre, të cilët i munguan një dasme në rrethin familjar.