Nga majdanozi te dëllinja, agronomi Gjeta Bimët që luftojnë sëmundjet e veshkëve

14 Tetor 2019, 12:29

Agronomi Zef Gjeta, i ftuar në “Rreze Dielli” thotë se një grup bimësh janë shumë efikase në zvogëlimin e problemeve te veshkët. Krahas frutave të tilla si shalqi, Gjeta thotë se çajrat që përftohen nga bimët janë një kurë e mirë alternative për të kuruar sëmundjet dhe gurët në veshka, duke eleminuar kështu ilaçet e panevojshme. Disa nga bimët që rekomandon ai janë majdanozi, Xhinxheri, dëllinja.