Nga shërimi i plagëve të të plagosurve në Luftën e Kosovës tek ndihma për të moshuarit e vetmuar në Vaun e Dejës, Dom Vinçens Pali: Plaga më e madhe ikja e të rinjve

23 Shkurt, 12:40

Dom Vinçenc Pali shërben në fshatrat e Vaut të Dejës pas një kontributi të vyer në Kosovë, në vitet e vështira të Luftës, ku veç fjalës së Zotit, ndihmoi me strehim për të dëbuarit; me ushqim të uriturit; me barna të sëmurët.