“Ngacmimi seksual”, studentët e Shkodrës protestë para drejtorisë së policisë

13 Shkurt 2019, 10:41 | Përditesimi i fundit: 2019-02-13 17:41:22

Një ditë pas publikimit të skandalit në Fakultetin Juridik të Shkodrës, të rinj dhe studentë kanë dalë në protestë përpara komisariatit të këtij qyteti.

Report Tv mëson se ata bëjnë thirrje kundër dhunës dhe abuzimeve.

Protesta e tyre vjen pas publikimit në media të ngacmimit të një studenteje nga një efektiv policie në ambientet e Fakultetit Juridik në Shkodër. Ai u arrestua nga kolegët e tij dhe në dëshminë që dha për këtë ngjarje tha se kishte një pëlqim ndaj vajzës. Në momentin kur është futur në fakultet efektivi i policisë ka qenë i pajisur me armë.