Ngec Roma, Atalanta mund Napolin dhe 'kap' Championsin, dy Manchesterët nuk gabojnë

22 Shkurt 2021, 11:36 | Përditesimi i fundit: 2021-02-22 11:42:17

Roma e dominoi Beneventon por nuk mundi të marrë më shumë se një barazim pa gola. Verdhekuqtë edhe pse ishin me një lojtar më shumë që prej minutës së 57-të nuk e çanë dot murin vendas dhe u kënaqën me një pikë. Roma mban vendin e tretë në Serinë A.

Atalanta mposhti me goleadë Napolin 4-2 në ndeshjen e javës së 23-të të Serisë A dhe ngjitet në vend të katërt në zonën Champions me 43 pikë. Dueli i zhvilluar në Bergamo ndizet në pjesën e dytë ku shënohen të gjithë golat. Zapata-Gosens-Muriel dhe Romero ishin autorët e golave për Atalantën që i dërgon një sinjal edhe Realit të Madridid para ndeshjes në Champions.

Ndërsa në Premier League dy ekipet e Manchesterit kanë fituar dhe ndajnë dy vendet e para. City triumfoi edhe në Londër ndaj Arsenalit 1-0 me golin e Sterling duke mbajtur vendin e parë me 10 pikë më shumë se United.

Skuadra e Solskjaer fitoi 3-1 në shtëpinë e saj ndaj Neëcastle me golat e Rashford, James dhe Bruno Fernandes. United mban vendin e dytë me 49 pikë 10 më pak se City./Përgatiti Andi Kapxhiu