Ngjarja e rëndë në Buçimas, familja hap dyert e mortit

7 Gusht 2020, 09:46

Familja Çekiç hap dyert e mortit, një ditë pas ngjarjes makabër të vrasjes së nënës 70-vjeçare nga i biri, i cili vuante nga problemet mendore. Të afërmit e familjes kanë hapur dyert për të pritur vizitat, ndërsa shprehin dhimbjen për ngjarjen e rëndë.

Të afërmit shprehen se Firdes Çekiçi, 70 vjeç, ishte një 'shpirt njeriu', një grua mjaft e vlerësuar dhe e dashur në fashat, që fatkeqësisht jeta e saj u mbyll në një mënyrë tragjike nga dora e të birit.