Ngjarje e rëndë në Pogradec, fëmija i paushqyer për 24 orë gjendet pranë trupit të pajetë të nënës

26 Shtator 2020, 10:47 | Përditesimi i fundit: 2020-09-26 15:17:17

Një grua është gjetur e pajetë në banesën e saj në Pogradec, ndërsa në krah të trupit të pajetë është gjetur edhe një fëmijë, i cili kishte 24 orë pa u ushqyer. Nuk dihen shkaqet e vdekjes së gruas, e cila ishte me nënshtetësi nga Maqedonia e Veriut, ndërsa trupi i saj është dërguar në murgun e spitalit, ku pritet të bëhet edhe ekspertiza.