Ngjarje horror në Pogradec! 44-vjeçari me probleme mendore masakron me thikë nënën e tij

6 Gusht 2020, 20:48

POGRADEC- Një ngjarje horror ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Pogradecit, ku një 44-vjeçar me probleme mendore ka masakruar me thikë nënë e tij në fshatin Buçimas. Dy personat janë identifikuar dhe janë Olsi dhe Firdes Çekiçi. Viktima 70-vjecare ka ndërruar jetë në vend dhe autori është arrestuar nga policia. Ky është rasti i tretë për këtë vit në qytetin e Korçës, ku autori i vrasjes është me probleme mendore. Autori është përdorues i lëndëve narkotike dhe sipas burimeve nga spitali i Pogradecit është i kartelizuar por nuk ka pranuar asnjëherë të marrë mjekime. Ai është rast i njohur për dhunë dhe agresivitet në familje.