Ngjarje horror në Pogradec! 44-vjeçari me probleme mendore masakron me thikë nënën e tij, rasti i tretë në një vit

6 Gusht, 19:52 | Përditesimi i fundit: 2020-08-06 20:22:58

POGRADEC- Një ngjarje horror ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Pogradecit, ku një 44-vjeçar me probleme mendore ka masakruar me thikë nënë e tij në fshatin Buçimas. Dy personat janë identifikuar dhe janë Olsi dhe Firdes Çekiçi. Viktima 70-vjecare ka ndërruar jetë në vend dhe autori është arrestuar nga policia.

Ky është rasti i tretë për këtë vit në qytetin e Korçës, ku autori i vrasjes është me probleme mendore. Autori është përdorues i lëndëve narkotike dhe sipas burimeve nga spitali i Pogradecit është i kartelizuar por nuk ka pranuar asnjëherë të marrë mjekime.  Ai është rast i njohur për dhunë dhe agresivitet në familje.

Kategori të tjera