Ngjarjet pas varrimit të Kostandinos Kacifas në Bularat, Sandër Lleshi: 52 grekë shpallen non grata

9 Nëntor 2018, 14:41 | Përditesimi i fundit: 2018-11-09 15:45:26

Zv/ministri i Brendshëm, Sandër Lleshi deklaroi sot se Shqipëria ka shpallur 52 shtetas grekë non grata pas shfaqjes së djeshme në Bularat. 

Pas provokimeve sa vulgare dhe të rrezikshme që iu bënë shtetit shqiptar nga individë dhe grupe të caktuara të ardhura nga Greqia, të cilat shpërdoruan respektin tonë, të hapjes së dyerve të familjes në ziu dhe kthimi i funeralit në shfaqje të patolerueshme të ekstremizmit, ka vendosur shpalljen non grata të 52 personave. Për cenim të rendit kushtetues, sigurisë kombëtare dhe qetësisë publike të vendit. Këta njerëz po verifikohen nga institucioonet ligjzbatuese për shfaqjen në Bularat nuk do hyjnë në Shqipëri. Askush nuk duhet ta marrë respektin për dobësi. 

Sandër Lleshi, zv/ministër i Brendshëm