Ngjela në Report Tv: 11 dhjetori synon destabilizimin e Shqipërisë në interes të Moskës e Beogradit! Berisha rrezikon të arrestohet nga SPAK, SHBA ka diferencuar edhe Metën

8 Dhjetor 2021, 18:44

Kuvendi i 11 dhjetorit për avokatin Spartak Ngjela synohet destabilizimi i Shqipërisë, në interes të Beogradit dhe Moskës dhe protagonist i kësaj nisme është Sali Berisha. Megjithatë, ajo se çfarë do të prodhohet të shtunën në 'Air Albania' për avokatin nuk do të jetë asgjë, as ndarjen e Partisë Demokratike, pasi në thelb e ka cilësuar si një lëvizje jashtë ligjore.