Ngjitet në skenë 'Epsh dhe lakmi', të ftuar regjisori Endri Çela dhe aktorët Urim Aliaj Anxhela Dervishi

18 Dhjetor 2019, 15:39 | Përditesimi i fundit: 2019-12-18 15:40:26

Është ngjitur në teatër shfaqja “Epsh dhe Lakmi” e regjisorit Endri Çela, një shfaqje e cila i referohet individit të vetmuar, që përpiqet të kuptohet por nuk kuptohet; që përpiqet të gjej veten, të sigurojë jetën, mbijetesën; që e sheh veten të plotësuar kur kapet pas diçkaje materiale, në pamundësi për t'u kapur te njerëzit e tjerë. Vepra zbulon marrëdhënien atë-bir e parë nga kompleksi i Edipit; zbulon marrëdhënien e fortë të individit me pronën, e sidomos me tokën; ndjenjën e posesivitetit dhe pushtetit; frikën e plakjes dhe e të lënit gjithçka.

I ftuar në “Rreze Dielli”, së bashku me aktorët Urim Aliaj dhe Anxhela Dervishi, regjisori Endri Çela thotë se kjo është shfaqja më e guximshme që ka ngjitur në teatër.