Ngrihet SPAK! Arben Kraja zgjidhet drejtues, 8 prokurorët betohen tek Meta

19 Dhjetor 2019, 15:43 | Përditesimi i fundit: 2019-12-19 18:51:07

TIRANËNgrihet "bërthama" e drejtësisë së re, SPAK, Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion, që do të hetojë zyrtarët, prokurët dhe gjyqtarët e korruptuar.  Këshilli i Lartë i Prokurorisë votoi sot në krye të SPAK, prokurorin Arben Kraja, ndërsa 8 anëtarët e këtij institucioni u betuan këtë të enjte para Presidentit Ilir Meta. 

Eksperienca në drejtim dhe menaxhim të burimeve njerëzore i dha Krajës, ish- kreu i Dekriminalizimit 6 votat e nevojshme, e ndërsa kandidatët e tjerë, përkatësisht Altin Dumani ka marrë 4 vota e ndërsa Edvin kondilli vetëm një, atë të kreut të KLP-së, Gent Ibrahimi. 

Me ngritjen e SPAK janë shkrirë automatikisht Gjykata e Krimeve të Rënda dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda pas 15 vitesh nga krijimi i tyree ndërsa gjithashtu ndryshon edhe roli i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

"Ka qenë zgjedhja më e vështirë. Ne i analizuam kandidaturat për kundjet 7 kritereve, me këtë vendim ne vendosim gurin e fund të SOAK. Roli i KPL ndryshon. Nëse deri tani jemi parë si themelues, tani rolin jonë merr trajtën e garancisë së SPAK. Fjala është për ta", tha kreu i KLP, Gent Ibrahimi.

    No videos found.