Nimet Musai i bashkohet PS: Do jem në anën e të parëve që e tejkalojnë objektivin e thjeshtë

1 Mars 2021, 14:48 | Përditesimi i fundit: 2021-03-01 14:59:36

Deputeti Nimet Musai është një tjetër deputet i opozitës parlamentare që i bashkohet maxhorancës. Lajmin e bëri me dije vetë ai gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, ku tha se ka zgjedhur të jetë në anën e reformatorëve që janë shumë më shumë se thjesht socialistët duke i ngritur ata në piedistal në aspektin e vlerësimit politik.

“Situata jonë është delikate. Gjuha e parafushatës është e ashpër. Duhen tone pozitive. 25 Prilli duhet të jetë dita e fesyës kombëtare. Nuk ka vend për heshta, por për heshtje. 25 Prilli është e ardhmja dhe jo mesjeta. 25 Prilli duhet të na ndajë nga mesjetarizmi politik. Dua t’i jap përgjigje interesit të disa gazetarëve. Unë zgjedhjen time e ka bërë.

Do të jem në anën e reformatorëve të drejtësisë. Në anën e menaxhueseve të situatave vështira si tërmeti dhe pandemia. Zgjedhjet e ardhshme nuk janë mes socialistëve dhe demokratëve, por mes reformatorëve dhe shpërdoruesve dhe do jem në anën e të parëve që janë më shumë se thjesht socialistët që e tejkalojnë objektivin e thjeshtë. Ngjitën në majat më të larta integrimin e Shqipërisë”, tha Musai.

  •