Nis mbledhja e Këshillit të Stabilizim Asocimit, të pranishëm Borrell, Varhelyi dhe Rama! Rekomandimet e BE-së për Shqipërinë

16 Mars 2023, 12:59 | Përditesimi i fundit: 2023-03-16 17:45:40

Këtë të enjte po mbahet në Tiranë takimi i radhës i Këshillit të Stabilizim Asocimit mes BE dhe Shqipërisë. Në kuadër të këtij takimi mbërritën dje në Tiranë dy zyrtarët e lartë të Bashkimit Europian, Josep Borrell dhe komisioneri europian Oliver Varhelyi.