Nis pastrimi i lumenjve të Shkodrës, të rinjtë e 'Eko Mendje' dhe Fondacioni Coca-Cola aksion në Bunë

11 Tetor 2018, 22:57

SHKODER - Derdhja e Bunës në Shkodër ka qenë pikënisja e një projekti që po zbatohet në territorin e Qarkut të qendrës së veriut "Save the Coast".  Ky projekt financohet nga Fondacioni "Coca-Cola" dhe vihet në zbatim nga shoqata, "Eko Mendje" në Shkodër. 

Qindra të rinj të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme të qytetit i janë bashkuar kësaj nisme për pastrimin e një prej pasurive me te medha natyrore, siç është grykëderdhja e Bunës

Ky projekt ka si qëllim pastrimin e lumenjve dhe shpëtimin e detit nga mbetjet e rrezikshme të cilat hidhen përgjatë shtratit të lumenjve. Gjatë ditës së sotme janë pastruar rreth 7.2 km vijë bregdetare në grykëderdhjen e Bunës.

Ndërkohë që projekti do të vazhdojë të jetë prezent në Shkodër me pastrimin e Lumit Kir, Drin, Bunë dhe kanalet në zonën e Malësisë së Madhe. Ky nuk është aksioni i parë kur të rinjtë e "Eko Mendje" ndërhyjnë në fushata ndërgjegjësimi dhe pastrim në zona të ndryshme të Qarkut të Shkodrës.