Nis pelegrinazhi në Kishën e Laçit, 13 të martat e shenjte tek Shna Ndout

19 Mars 2019, 16:11

Ka nisur këtë të martë pelegrinazhi drejt kishës së Shna Ndout në Laç. Janë 13 të marta që respektohen nga besimtarët për të mbërritur deri në ditën e Shna Ndout. Pelegrinj të shumtë i janë drejtuar këtë të martë këtij vendi të shenjtë për të gjetur ngrohtësi shpirtërore, duke drejtuar lutjet e tyre për qetësi, shëndet, harmoni dhe begati.

Pelegrinet janë nga çdo skaj i vendit dhe përfarojnë besime të ndryshme. Ata besojnë tek mrekullitë e Kishes së Laçit, ndaj edhe e frekuentojnë.

Për të garantuar mbarëvatjen e pelegrinazhit Drejtoria vendore e Policisë në Lezhë në bashkëpunim me pushtetit lokal kanë hartuar një plan masash. Çdo të martë do të ketë prezence të shtuar policie për të garantuar rendin dhe sigurinë publike. Mijëra persona udhëtojnë çdo të javë drejt kishës së Shna Ndout në Laç deri në diten e 13 qershorit kur është dhe festa e këtij shejti dhe numri i pelegrinjëve shkon mbi 1 milion.

Kisha e Shna Ndout daton që nga shekulli XIII dhe objekti i rëndësishem i kultit mori famë për shkak të Shna Ndout, një predikues i njohur katolik.