Nis senaca e parë e kongresit, Braçe kemi humbur shumë kohë...

23 Mars 2019, 10:51

Zëvëndëskryeministri Erion Braç ka hapur seancën e parë të kongresit të Partisë Socialiste e cila do të fokusohet në platformën e bashkëqeverisjes. Gjatë kësaj seance vetë qytetarët kanë treguar rastet kur problemet e tyre kanë marrë zgjidhje përmes portalit.

Më pas në fjalën e tij Braçe ka deklaruar se shërbimet e shtetit do të jenë të barabarta për të gjithë shtetasit pa bërë dallime në status.

"Kemi humbur shumë kohë por sot, shqiptarë të zakonshëm, secili prej tyre shtetin e ndjejnë te shërbimet publike. Për shak të sisitemit ne nuk do të jemi të barabartë por pëmes platformës, nuk ka rëndësi kush je do trajtohesh si i barabartë. Po ndryshojmë, po shërbejmë më shumë.

Sot eksportet bujqësore do fillojnë të rriten. Numri i turistëve të huaj rritet. Bëni dhe ju siç bënë studentët dhe pas fjalës së tyre ne plotësuam kushtet e tyre, bëni siç bënë shqitarët që këkuan drejtësinë. Vetëm kështu mund të bëjmë këtë vend", u shpreh Braçe.