Nis vaksinimi kundër gripit i edukatoreve dhe arsimtarëve, Manastirliu: Edhe vaksina anti-COVID do të jetë falas për qytetarët

27 Nëntor 2020, 13:36 | Përditesimi i fundit: 2020-11-27 16:21:15

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka nisur sot programin e vaksinimit kundër gripit falas për të gjithë edukatoret dhe arsimtarët në të gjithë vendin. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ishin sot në kopshtin 36 në Tiranë, ku u krye vaksinimi i stafit.