Këto janë pamjet nga përgatitjet e fundit të zarfeve me fletët e votimit që u nisën sot për diasporën.
Sipas të dhënave të KQZ, janë dërguar 31 731 zarfe për votues nga qarqet Berat, Durrës dhe Dibër.
Ndërkohë, siç raporton gazetarja Esiona Konomi, deri më tani problem janë 16 votues në Rusi dhe 1 në Iran, ku DHL e ka të ndaluar të operojë për shkak të sanksioneve evropiane. Do të shihet mundësia për agjenci partnere.