Nisin kërkimet në burgun e Burrelit/ Historia e italianit të vrarë, i biri: Babanë e vrau Enver Hoxha se mami im refuzoi dashurinë e diktatorit

1 Tetor 2020, 15:59 | Përditesimi i fundit: 2020-10-01 18:25:49

Giuseppe Terrusi  ishte vendosur në Shqipëri që në mes të viteve ’30 si nëndrejtor i bankës italiane në Gjirokastër. Më pas emërohet drejtor i bankës italo-shqiptare në Vlorë. Martuar me Aurelia Poselli në vitin 1936.

Vendosja e regjimit komunist do të shënonte nisjen e kalvarit të fatkeqësive. Çifti me një djalë 3 muajsh, do të ndahej përgjithmonë në vitin 1945, kohë kur Giuseppe arrestohet me akuzën se “ka  hapur arkat e bankës për gjermanët”. Hakmarrja ishte në të vërtetë një histori personale, e ksihte fillesën tek refuzimi i dashurisë që Aurelia i kishte bërë Enver Hoxhës në vitet’30.
Giusepe Terrusi buroset fillimisht në Vlorë, ku mbahet deri në vitin 1949. Atë vit bashkëshortja e tij dhe djali 5 vjeçar Aldo Renato Terrusi riatdhesohen ën Itali, duke lënë pas të atin e burgposur që nuk do ta shihnin më kurrë.