Nisja e vitit të ri mësimor, Policia Bashkiake publikon planin e masave

14 Shtator 2019, 20:02

Policia Bashkiake në Tiranë ka hartuar një plan masash, me qëllim shmangien e trafikut në ditën e parë të shkollës. Shërbime të përforcuara të uniformave blu do të jenë në kryqëzimet kryesore të kryeqytetit, ndërsa qytetarëve u kërkohet që të shmangin përdorimin e automjeteve personale.

Drejtori i Policisë Bashkiake në Tiranë këtë apel ja drejton prindërve në prag të nisjes së vitit të ri mësimor, me qëllim evitimin e trafikut të rënduar në rrugët e kryeqytetit.