Një ditë para Kuvendit Kombëtar të PD, Basha mesazh anëtarëve: Nesër zgjedhim të ardhmen! Pjesëmarrja e secilit, mesazh se interesi i demokratëve është mbi interesin personal të cilitdo

17 Dhjetor 2021, 11:53 | Përditesimi i fundit: 2021-12-17 15:11:43

Një ditë para mbajtjes së Kongresit Kombëtar të PD, kryedemokrati Lulzim Basha thotë se këtë të shtunë demokratët 'zgjedhin të ardhmen'. Ai ka postuar një video nga Kuvendi i mëparshëm i PD, ndërsa njoftohet se nesër Kuvendi do të mbahet te Pallati i Kongreseve dhe punimet fillojnë në orën 11:00.