Një ditë pas aktit terrorist, vijon puna për ngritjen e shtyllave të tensionit të lartë në Ersekë

20 Shtator 2019, 12:16

ERSEKË- Një ditë pas rrëzimit të dy shtyllave të tensionit të lartë 110kV L-110-32, Korçë-Ersekë kanë nisur punimet për ngritjen e tyre, pavarërisht kushteve të vështira atmosferike.

Si pasojë e rrëzimit të këtyre dy shtyllave banorët e këtyre zonave mbetën disa orë pa energji elektrike.Në fillim rrëzimi i këtyre shtyllave u dyshua se erdhi nga moti i keq por me anë të një sqarimi për media ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka sqaruar se shtyllat numër 8 dhe 9 në afërsi të rrugës së Voskopojës janë dëmtuar qëllimisht.

    No videos found.