Një edukator për qentë, profesioni i ri në Tiranë

28 Shtator 2018, 10:07

Arbri dhe Kornelia, përveçse çift në jetë edhe punojnë bashkë. Ata kanë vendosur që profesionin e tyre t'ua kushtojnë kafshëve, kryesisht qenve dhe maceve. Kornelia veterinare dhe Arbri edukator i sjelljes së qenve, mësojnë dhe shëtisin qentë, për personat që nuk kanë kohë dhe mundësi ta bëjnë këtë gjë.