Një gjergjef për ditën e verës, tradita e qëndisjes sërish në vëmendje

11 Mars 2019, 18:06

Ishte momenti kur duhej të kujdesej për djalin që e bëri Brikena Kullurin të zbulonte pasionin e saj për të punuar në gjergjef, një lloj mënyrë qëndisjeje të cilën gratë dhe vajzat shumë vite më parë e përdornin në mënyrë masive, sidomos për të bërë pajat e nusërisë. Megjithëse me mjete të pakta, pasi ishte e vështirë të gjeje qoftë edhe fijet shumëngjyrëshe, gjyshet nuk harronin ti mësonin mbesave të tyre punën e dorës. Ky art shumë i çmuar para viteve 90 është rikthyer sërish, por tashmë në forma e modele të reja, më moderne, por që kanë të njëjtën bazë, fijet më ngjyra, copat linjo, gjergjefin e sigurisht durimin e shpirtin artistik për të nxjerrë modele sa më të bukura. Brikena, së cilës pasioni për  qëndisjen sa vjen dhe i përforcohet, i ka kushtuar edhe një kënd të vogël në shtëpinë e saj.