Një jetë mbi puante, e ftuar balerina Enada Hoxha

15 Tetor 2019, 12:36

E pyetur në “Rreze Dielli” në lidhje me planet e së ardhmes, balerina thotë se ambiciet e saj janë që të ketë një kompani të vetën, me artistë të rinj dhe të disiplinuar.

Ajo shpreh rezerva lidhur me balerinët shqiptarë për të cilët thotë se shpeshherë i mungon disiplina dhe janë mosmirënjohës.“Të tërë më pyesin nëse kam kurse që të sjellin fëmijët, por kam dashamirësinë t’ua coj kolegëve. Të them të drejtën jam natyrë që eci me intuitë, dhe jo vetëm në këtë rast, nëse nuk shoh dritë në fund të tunelit, nëse nuk shoh dritë, nuk e nis këtë punë. Për momentin nuk është në ambiciet e mia shkolla e baletit. Ndoshta kur të mbyll karrierën, mund të jetë dicka që do e bëj. Do doja ta jepja ndryshe kontributin si koreografe. Ëndrra ime është të kem një kompani timen me njëzet balerinë, të përzgjedhur me disiplinën që hera herës le për të dëshiruar aty ku punoj, do doja dicka timen ta krijoja nga fillimi që ta lançoja si brenda dhe jashtë vendit. Kam shumë respekt për koleget e mia, ato kanë punuar me punët e mia, i kam vënë soliste në aktivitetet e mia, por për 1001 arsye kur njeriu kupton që nuk ka më mirënjohje, dashamirësi, kam vendosur që t’i ndihmoj, por nëse do zgjidhja të kisha një punë timen, do punoja me njerëz të rinj ose të huaj, që të kishin një lloj dashamirësie. Bota e artit është e madhe, të tërë jemi një një sfidë me veten.", shprehet Enada Hoxha.