'Një jetë mes tingujve, pasuria që desha'! Robert Radoja: Si punova me talentet fëmijë, sot Inva Mula, Ermonela Jaho, Ema Qazimi

13 Shkurt 2020, 21:34

Robert Radoja,  i lindur më 15 prill të vitit 1938 në Bolonja të Italisë, fëmijërinë e kaloi në një fermë në rrethinat e Shkodrës, pronë e të atit.Babai i tij kishte shumë miq, ndër ta edhe personalitete të shquara të kulturës, që shkonin  për takime miqësore në fshat, mes të cilëve edhe Preng Jakova, që në atë kohë kishte krijuar korin kishtar. Kur Preng Jakova sillte fizarmonikën me vete tek shtëpia e tyre, Roberti i vogël, do të elektrizohej nga prekja e tingujve të parë muzikorë. Dhe ishte kjo fizarmonikë prej nga nisën hapat e parë të një artisti të madh...

Jeta dhe vepra e kompozitorit Robert Radoja nuk është thjesht një histori muzike, por është edhe pjesë e rëndësishme e historisë kombëtare.