Një këngë për tradhëtinë, Luar rrëfehet: Ja kujt ia kam dedikuar

6 Maj 2022, 12:49

Luara Arani, këngëtarja me zërin e ëmbël që fitoi zemrat e të gjithëve me këngën ‘Gjithmonë’ një bashkëpunim me Flori Mumajesin dhe më pas u largua nga skena muzikore por më rikthime të herë pas hershme, duke zgjuar gjithmonë kërshërinë tek publiku. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, zbuloi më tepër për projektin e saj të fundit muzikor ‘Ami’. Një këngë që trajton si tematikë tradhëtinë ndryshe nga çfarë jemi mësuar zakonisht të shohim në këngët e Luar.