Një në Kavajë e tjetri në Borsh, mbyten dy 66-vjeçarë në det! Njëri dyshohet se pësoi infarkt duke notuar

2 Korrik 2022, 18:10

2 të mbytur në pak minuta në plazhet e vendit. Të dy 66 vjeçarë, një në Borsh dhe tjetri në Kavajë kanë humbur jetën teksa laheshin në det. I pari dyshohet se ka pësuar infarkt teksa notonte ndërsa për viktimën në Kavajë nuk dihet shkaku.