Një nxënës pa maskë në klasë, Ministrja e Arsimit Evis Kushi i jep këshillat dhe kritikat e para

30 Shtator 2020, 14:28 | Përditesimi i fundit: 2020-09-30 14:31:04

Inspektimi nga afër i masave anti-covid, nga ministrja e Arsimit  Evis Kushi në disa shkolla në Durrës ka sjellë edhe këshillat e para të saj ndaj nxënësve. Precedent u bë njëri prej nxënësve i cili ishte pa maskë, ku ministrja e ka kritikuar dhe shpjeguar se duhet të mbajë maskën për të mbrojtur veten, shokët dhe familjarët.

Ministrja këshilloi nxënësin që të mos rrinte në klasë pa maskë. Kushi tha se u vendos që shkolla duhet të hapen, por që të rrinë të hapura duhet të zbatojmë rregullat e pandemisë. Ajo këshilloi nxënësit të tregojnë kujdes jo vetëm në shkollë, por edhe jashtë.“Tani ne do shkojmë të djali në fund që nuk ka maskë. Ku e ke maskën? Nuk duhet të rrish në klasë pa maskë, mirë? Se mund të marrësh virusin dhe mund t'ja çosh, mamit, babit dhe gjyshes. Kështu që asnjë herë pa maskë”, tha Kushi.